Site icon Telegrafi

Viagra e mirë edhe për tigrin

Tigri Jing Jing është sjellë nga kopshti zoologjik JingdezhenZoo nga Hebei për tu çiftëzuar me tigreshën katërvjeçare Qi Qi.

Zëdhënësi i kopshtit zoologjik Jiujiang ka thënë se Qi Qi është në kohën e duhur për çiftëzim dhe kjo ka zgjatur deri sa kanë arritur të gjejnë mashkullin e vërtetë. Megjithatë, pasi që deri më tani nuk ka pasur asnjë lëvizje në këtë plan, të punësuarit në kopsht kanë kërkuar ndihmën e veterinarit.

"Për të rritur gjasat për çiftëzim, i japim Jing Jingut ushqim më të fortë, e veterinari i ka përshkruar edhe Viagra për ta nxehur atmosferën", ka thënë zëdhënësi.

Exit mobile version