Telegrafi

Vëzhguesit vendorë evidentuan shumë parregullsi, pati edhe shitblerje të votave

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka paraqitur para mediave disa të dhëna paraprake të gjysmës së parë të ditës të votimit, të përpunuara deri në orën 19:00.

Vëzhguesit vendor kanë vërejtur parregullsi në disa Qendra të Votimit gjatë procesit zgjedhor në Shqipëri, duke votuar pa dokumente, fotografime të votave, shitblerje të votave dhe kaos në disa Qendra të Votimit.

Përfaqësuesja Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, Rajmonda Prifti, tha se vëzhguesit e tyre mendojnë se pesë për qind kanë qenë të paautorizuar në Qendër të Votimit dhe 95 për qind kanë qenë të autorizuar. Ajo tha se në 91 për qind të rasteve dhomat e fshehta ishin vendosur në pozicion të rregullt. Po ashtu, 98 për qind e dhomave mund të siguronin fshehtësinë e votës dhe vetëm 1.3 për qind që nuk mund të garantonin fshehtësinë e votës.