Site icon Telegrafi

Vëzhguesit e BE-së me raport për zgjedhjet, flasin për rolin e KQZ-së, mediat dhe frikësimin e votuesve në komunat me shumicë serbe

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i Bashkimit Evropian, për zgjedhjet e tetorit ka dalë me një deklaratë preliminare për organizimin, administrimin dhe menaxhimin e zgjedhjeve.

Sipas këtij misioni, zgjedhjet në përgjithësi kanë qenë zgjedhje të administruara mirë dhe transparente, të prekura nga fushë-loja e pabarabartë dhe të cenuara nga frikësimi dhe mungesa e konkurrencës në trevat e banuara me serbë të Kosovës, transmeton Telegrafi

Sipas një komunikate për media të këtij misioni, thuhet se deklarata preliminare e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të BE-së (EU EOM) publikohet para përfundimit të procesit zgjedhor.

“Mbeten pa u kryer fazat kritike, ku përfshihen numërimi i votave me kusht dhe me postë, tabelimi i rezultateve dhe shqyrtimi i ankesave. EU EOM tani është në pozitë vetëm për të komentuar rreth vëzhgimit të kryer gjer më tani dhe më vonë do të publikojë raportin përfundimtar, duke përfshirë analizën e plotë dhe rekomandimet për forcimin e proceseve zgjedhore në të ardhmen. EU EOM gjithashtu mund të bëjë deklarata të tjera lidhur me çështjet zgjedhore, kur dhe ku e konsideron të përshtatshme”, thuhet ndër tjera.

Raporti preliminar flet edhe për atë se si KQZ ka organizuar zgjedhjet, se si mediat kanë raportuar e mbuluar fushatën zgjedhore, si janë zhvilluar zgjedhjet në komunat me shumicë serbe.

“Mirëpo, ambienti i fushatës në trevat e banuara me serbë të Kosovës u cenua nga frikësimi, duke vënë në shënjestër kandidatët dhe përkrahësit që nuk ishin rreshtuar me Srpska Lista”, thuhet në raport.

Raportin e plotë mund ta lexoni këtu.

Exit mobile version