Shefi i Misionit Vëzhgues nga BE-ja i zgjedhjeve në Kosovë, Alojz Peterle në një konferencë për media ka thënë se zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit janë sfiduese.
Ai ka kërkuar nga partitë politike që të përmbahen nga gjuha fyese dhe frikësimi.
Sipas tij, këto zgjedhje janë sfiduese por edhe mundësi për të demonstruar pjekuri demokratike.
Peterle ka njoftuar se do të kenë gjithsej 100 vëzhgues që do të dalin në teren, ndërsa pas zgjedhjeve, më 13 qershor ta kenë të gatshëm edhe një raport preliminar.