Edhe pse shefi i Kremlinit në mënyrë të përsëritur është i kërcënuar ndaj vrasjeve, pranë tij dhe mbi të nuk mund të fluturojë as edhe një zog.
Në disa momente ai duket si i vetëm, por ai është gjithmonë i ndjekur nga qindra palë sy.
Për këtë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, supozohet se për jetën e liderit të Rusisë, çdo sekondë kujdesen së paku 10 mijë veta.
Kuzhinierët dhe degustatorët
Në mesin e atyre që kujdesen për Putinin janë komandot tepër të trajnuar, për të cilët nuk e dinë as familjarët e tyre se me çfarë merren, qindra agjentë, sigurimi personal, të tjerë me detyra të veçanta, që nga kuzhinierët e degustatorët.
Njerëzit “e padukshëm”
Shumica e këtyre njerëzve janë krejtësisht të padukshëm, edhe në qoftë se Putin shkon për vizitë zyrtare në një vend të huaj.
Kjo sepse shumë prej tyre, shkojnë atje edhe disa muaj para se të realizohet vizita, për të siguruar terrenin.
Pos kësaj, agjentët e Shërbimit Federal të Sigurimit (ish-KGB), trup me rreth njëzetmijë anëtarë, bëjnë analiza dhe përcaktojnë një plan të lëvizjes së Presidentit, kur nuk është në rezidencën e tij në Novo Ogarjovo në periferi të Moskës.
Ndonjëherë duket sikur vetë Putin ecën lirshëm, megjithatë, e vërteta është se edhe gjatë kësaj kohe, ai është duke u vëzhguar nga njëqind palë sy, përcjell Telegrafi.
Kërkesat për kandidatët
Siguria e tij personale është e rregulluar në mënyrë rigoroze. Ata duhet të jenë të paktën 20 centimetra më të gjatë se ai, por në të njëjtën kohë të mos jenë “të dukshëm”.
Këta njerëz nuk do të thonë kurrë asgjë për punën që ata bëjnë. Ata gjithashtu mund të jenë edhe tregtarë – ka thënë një gazetar rus.
Në krye të Shërbimit të Sigurimit Federal të Putinit, për rreth 14 vjet, gjendet gjenerali Viktor Zolotov, njeriu të cilit rrallë do të mund ta shihni në rrugë, edhe pse në ngjarjet më të rëndësishme duket afër Putinit.
Ai është një person nga “hija”. Ai njihet me Putinin për rreth 19 vite, pasi ishte një partner i tij në trajnimet e boksit dhe xhudos, prej nga edhe u bë kreu i sigurisë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=MPN9OL5EqUk