Nga 1 tetori e deri më 31 dhjetor, 2017, Kuvendi i Maqedonisë ka zbatuar 63 procedura për miratimin ose ndryshimin e ligjeve, 28 ligje janë miratuar, nëntë nga të cilët janë miratuar në periudhën paraprake të monitorimit.
Nga ligjet e mbetura, 31 ligje janë në procedurë, dy janë të papranueshëm, dhe dy të tjerë janë tërhequr. Kështu thotë raporti i Indeksit të përgjegjësisë, transparencës dhe produktivitetit të Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga ligjet e miratuar, tre janë të rinj, 16 kanë të bëjnë me ndryshime të ligjeve ekzistuese, ndërsa nëntë janë ratifikime.
Më 22 dhjetor janë miratuar 10 ligje, që paraqet numrin më të madh të miratuar brenda një dite, gjatë vitit 2017.
Nga numri i përgjithshëm i ligjeve, gjashtë janë propozuar nga deputetët, ndërsa 13 nga Qeveria.
19 ligje janë miratuar me procedurë të përshpejtuar, ndërsa shtatë ligje janë miratuar me procedurë të rregullt./Telegrafi/