REA-s, një brend i besuar në industrinë ushqimore, që prodhon vezë nga ferma ku rriten pulat në mënyrën më natyrale të mundshme pranë kullotave më të mira shqiptare, siguron që vezët e saj me cilësi të lartë, të vijnë të paketuara në rrjetet e marketeve.
Por, çka do të thotë kjo?
Vezët REA-s, janë vezë që vijnë nga fermat e menaxhuara me kujdes, vezët REA-s dallohen për cilësinë e tyre të jashtëzakonshme, vlerat ushqyese dhe certifikimin nga Bashkimi Evropian, si vezët e vetme në treg të certifikuara nga Bashkimi Evropian.
Përfitimet shëndetësore të vezëve REA-s:
– E pasur me proteina të cilësisë së lartë: Çdo vezë REA-s ofron një burim të plotë proteinash, që përmban të gjitha aminoacidet thelbësore të nevojshme për riparimin e muskujve, funksionin imunitar dhe shëndetin e përgjithshëm. Kjo i bën vezët REA-s një zgjedhje të shkëlqyer për ata që kërkojnë të kenë mirëqenie dhe rezultate më të mira në palestër.
– Të mbushura me lëndë ushqyese thelbësore: Vezët REA-s janë një burim ushqimi jetik, duke përfshirë vitaminat A, D, E dhe B12, si dhe minerale si selenium dhe jod. Këto lëndë ushqyese luajnë një rol kritik në ruajtjen e shikimit, forcimin e eshtrave dhe fuqizimit të sistemit imunitar.
– Yndyrna të shëndetshme për zemrën: Ndryshe nga mitet e vjetruara, vezët janë një burim i yndyrave të shëndetshme, veçanërisht acideve yndyrore Omega-3, të cilat kontribuojnë në shëndetin e zemrës duke ndihmuar në uljen e niveleve të triglicerideve dhe duke fuqizuar funksionin e përgjithshëm kardiovaskular.
– Forcon shëndetin e trurit te fëmijët: Vezët REA-s janë të pasura me kolinë, një lëndë ushqyese thelbësore për zhvillimin dhe funksionin e trurit. Konsumimi i rregullt i ushqimeve të pasura me kolinë si vezët mund të forcojnë memorien, gjendjen shpirtërore dhe funksionin njohës në të gjitha grupmoshat. Ndikon mbi të gjitha në funksionimin e trurit te fëmijët.
Pse të zgjidhni vezët e REA?
Vezët REA-s, jo vetëm përmbajnë vlera të larta ushqyese, por edhe prodhohen me standardet më të larta të mirëqenies së shpezëve dhe kujdesit ndaj mjedisit. Pulat rriten në mjedise që u mundësojnë të kenë sjellje natyrale, duke siguruar mirëqenien e tyre dhe kështu cilësinë maksimale të vezëve.
Vezët REA-s mund t’i gjeni në rrjetet e marketeve në mbarë vendin!