Nëse dëshironi të tendosni lëkurën në mënyrë natyrale, provoni vezët! Ato do të mbyllin poret e zgjeruara, pastaj do t’i zbusin rrudhat e imta. Në të vërtetë, vezët përmbajnë albuminë, substancë e pasur me aminothartinë, e cila tendos shtresën sipërfaqësore të lëkurës.
Maska nga të bardhët e vezëve:
Bëjini borë të fortë nga dy të bardhë të vezëve dhe nga një lugë sheqer. Përzierjen e bërë hidheni në fytyrë dhe lëreni të veprojë 15 minuta. Maskën pastrojeni me vatë apo me sfungjer të njomur në ujë. /Telegrafi/