Para se t’i blini, hapeni ambalazhin prej kartoni dhe kontrolloni nëse vezët janë të përlyera dhe a janë të plota.
Si t’i ruani
Mbani në frigorifer me ambalazhin origjinal. Në karton më së miri do të ruhet lëvozhga, do të pengohet tharja dhe përhapja e erës. Mbani në raftin e frigoriferit, ku është ftohtë, jo në derë, ku më së shpeshti gjenden vende të posaçme plastike për vezë, ku temperatura është shumë më e lartë sesa në rafte, këshillon Telegrafi.
Pastrimi
Pasi t’i keni përdorur dhe përgatitur vezët, lani duart dhe sipërfaqen ku i keni përgatitur duke shfrytëzuar preparat për larjen e enëve.
Ushqimin me vezë shërbejeni menjëherë pas përgatitjes. Asnjëherë mos i ofroni pas dy orësh.
Përgatitja
Vezët e vjetra nga frigoriferi shfrytëzoni për përgatitjen e tortave të cilat piqen në temperatura të larta ose zieni për mëngjes. Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë që vezët të shpenzohen nga tri deri në pesë javë pas blerjes.
Ftohni
Pjesët e mbetura nga ushqimi me vezë, menjëherë futni në frigorifer, ndërsa nëse nuk i hani, gjuani më së voni pas tri ditësh. /Telegrafi/