Site icon Telegrafi

Vezët industriale në treg, shkelje e marrëveshjes së CEFTA-së

Kryetari i Shoqatës së Shpezëve të Kosovës, Agim Sahiti ka deklaruar se në treg të Kosovës po shiten vezë industriale të cilat janë të ndaluara për konsum. Sipas tij, vezët po ofrohen me çmim më të ulët, gjë që ka rezultuar edhe me shkeljen e marrëveshjes së CEFTA –së.

Ai tha se Kosova nuk ka nevojë për import të vezëve, pasi që janë rreth 100 fermerë të cilët merren me prodhimin e vezëve.

Sipas Sahitit, importi po vazhdon të ndodh për shkak se të çmimeve të ulëta me të cilat ofrohen. /Telegrafi/

Exit mobile version