Site icon Telegrafi

Vezët, edhe të shëndetshme edhe të rrezikshme

Hulumtuesit nga Universiteti i Harvardit pohojnë se ata të cilët konsumojnë më shumë se shtatë vezë në javë, kanë 23 për qind rrezik më të lartë që në njëzet vitet e ardhshme të vdesin, ndërsa diabetikët që konsumojnë madje edhe një ve në ditë, janë dyfish më të rrezikuar që të vdesin nga cilido shkaktar, e sidomos infarkti ose goditja në tru.

Vezët janë të pasura me kolesterol, i cili nëse merret në sasi të mëdha mund të shkaktojë ngushtimin e arterieve dhe rrit rrezikun për infarkt të zemrës ose goditje në tru.

Megjithatë, vezët nuk duhet përjashtuar tërësisht nga ushqimi, sepse ato janë të efektshme kundër stresit, sepse trupin e furnizojnë me proteina. Po ashtu, janë të mira edhe për imunitet, duke qenë se janë nga ushqimet e rralla që organizmit i japin vitaminë D.

Një ve në ditë mbulon 26 për qind të nevojës ditore për acid folik dhe ndihmon në funksionin e trurit dhe përforcon shikimin. /Telegrafi/

Exit mobile version