Këshilla nga Ayurveda për metabolizëm më të mirë, tretje dhe shëndet
Ayurveda – me kombinim të drejtë të ushqimeve mund të përshpejtoni metabolizmin, të nxisni tretjen dhe të mbroni shëndetin, transmeton Telegrafi.
Sipas Ayurvedas, sekreti i vitalitetit nuk qëndron vetëm në zgjedhjen e drejtë të ushqimeve që i hamë, por edhe në kombinimin e drejtë të tyre.
Ayurveda merr në konsideratë rasën – shije origjinale e ushqimit dhe vipakun – shije e ushqimit pas provës.
Qumështi assesi nuk do të duhej të kombinohej me banane dhe vezë.
Nuk rekomandohet as kombinimi me peshk, mish, shalqi, pjepër, vishnje dhe qershi.
Vezët mos i hani me pemë, djathë, peshk, jogurt, ndërkaq bishtajoret assesi nuk duhet t’i kombinoni me pemë, qumësht, mish apo jogurt.
Gjithashtu, sipas Ayurvedas tradicionale ushqimi duhet të bazohet në krijimin e balancës midis shijes, aromës, ngjyrës. /Telegrafi/