Telegrafi

Vezët dhe diabeti

Duke përcjellë 57.000 të rritur, hulumtuesit kanë vërtetuar se konsumimi i përditshëm i vetëm një veze, shton rrezikun për t’u sëmurë nga diabeti tip 2, prej 58% deri 77%, njofton revista “Diabetes Care”.

Ky studim nuk e ka zbuluar mekanizmin me të cilin vezët rrezikojnë për shfaqjen e diabetit, ndërsa shkencëtarët besojnë se rolin kryesor e luan kolesteroli, i cili është faktor i njohur që nxit sëmundjen e sheqerit.

Megjithatë, autorët e studimit rekomandojnë që të mos shmanget tërësisht konsumimi i vezëve, pasi që mban substanca shumë të rëndësishme ushqyese (proteina, vitamine, minerale, si edhe të a.q. yndyra të pangopura), por të kufizohet konsumi tyre.