Site icon Telegrafi

Vezë të ziera në urinë fëmijësh specialitet në Kinë

Specialiteti i cili është jashtëzakonisht i popullarizuar në provincën Zhejiang përgatitet në atë mënyrë që vezët zihen në urinën e fëmijëve meshkuj deri në moshën 10 vjeçare.
“Urina e tyre mblidhet çdo ditë nëpër shkolla dhe me enë i dërgojnë drejtë e në restorante”, sqaroi Lu Ming, kryekuzhinier.

“Vezët pastaj zihen në urinë, së pari me gëzhojë, e më pas edhe pa gëzhojë. Vetëm atëherë janë gati për konsumim. Ushqimi është i shëndetshëm dhe i pastër, ndërsa është i mirë për përqendrim, shëron ethet dhe të jep energji”, thotë kuzhinieri me përvojë.
Edhe pse ushqimi është specialitet lokal, Ming shpreson se kjo recetë tradicionale do t’i shtohet listës së prodhimeve kineze që eksportohen.

“Momentalisht po përpiqemi të nisim eksportin, pasi dëshirojmë që edhe pjesa tjetër e botës të kënaqet me kuzhinën e shijshme kineze”, tha Ming. /Telegrafi/
 

Exit mobile version