Për 4 persona
* 1 tufë majdanozë
* 1 lugë mustardë
* 2 lugë djathë i shkrirë
* 4 vezë të ziera
* 50 gr gjalpë,
* vaj,
* kripë
* piper i zi.
Përgatitja:
Vezët e ziera dhe të qëruara i presim përgjysmë. I nxjerrim të verdhat dhe i vëmë në kullojsë mbi një enë të thellë. Pastaj, me lugë i shtypim të verdhat e vezës.
Në enën me të verdhat e vezës e shtojmë mustardën dhe djathin e shkrirë. E grijmë majdanozin dhe e shtojmë në enë. Përziejmë me lugë, derisa të bashkohet masa.
Masën e fituar e vëmë në shiringë kuzhine. Me shiringë, me masën i mbushim gjysmat e vezëve. Pastaj, i vëmë në enë qeramike.
Sipër gjysmave të vezës vëmë nga një copë gjalpë. Sipër grijmë piper të zi.
Enën e vëmë në furrë. Pjekim 5 minuta, në temperaturë prej 195 gradë.
Pjatën për servirje e zbukurojmë me keçap. Në mes, të pjatës i servirim vezët e mbushura.
E zbukurojmë me gjethe majdanozi.
/Telegrafi/