Telegrafi

Vezë e domate për makinën e ministrit Beqaj (Video)

Disa të rinj të Partisë Demokratike qëlluan me vezë dhe domate godinën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ora News raporton se është goditur edhe makina e ministrit Ilir Beqaj.

Të rinjtë mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Ilir Beqaj nuk kalon, suksese në jetë”.

Kjo është një referencë pas shkarkimit të një zyrtari nga Beqaj, pasi ai nuk ishte në mbledhjen e Asamblesë së PS. /Telegrafi/