Disa të rinj të Partisë Demokratike qëlluan me vezë dhe domate godinën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ora News raporton se është goditur edhe makina e ministrit Ilir Beqaj.
Të rinjtë mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Ilir Beqaj nuk kalon, suksese në jetë”.
Kjo është një referencë pas shkarkimit të një zyrtari nga Beqaj, pasi ai nuk ishte në mbledhjen e Asamblesë së PS. /Telegrafi/