Site icon Telegrafi

Veza “pothuajse krejtësisht sferike” shitet në ankand për 250 dollarë

Një vezë e blerë nga një supermarket u shit në ankand për 250 dollarë për shkak të një veçorie të pazakontë: formën e saj “pothuajse krejtësisht sferike”.

Veza u gjet fillimisht në një dyqan ushqimesh në Ayr, Skoci dhe u ble nga banori Ed Pownell për 187 dollarë, përcjell Telegrafi.

Powell më pas ia dhuroi vezën Fondacionit Iuventas.

Grupi i bamirësisë e shiti vezën si pjesë e një ankandi për mbledhjen e fondeve në faqen e internetit 32auctions.

Zyrtari i fondacionit Roz Rapp tha se ankandi, i cili përfshinte dhjetëra oferta të tjera, mblodhi një total prej 6,250 dollarë për bamirësi. /Telegrafi/

Exit mobile version