Ky është momenti dramatik kur disa vozitës luftojnë për të shpëtuar pasagjerët që gjendeshin brenda një veture që po digjej.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për disa pamje të marra në një ngjarje të ndodhur në Azerbejxhan.
Çfarë e bën më të frikshme këtë ngjarje është fakti se me gjithë tentimin e tyre, dyert e veturës nuk hapen.
Në pamundësi për të hapur ato, njëri nga personat thyen xhamin e veturës, duke e nxjerrë shoferin të pa lënduar.
Gjithashtu edhe dy pasagjerët tjerë fatmirësisht kanë mundur të nxirren nga të tjerë persona, nga ana tjetër e veturës.
Deri tek zjarri thuhet të ketë ardhur pasi vetura në fjalë kishte pësuar një aksident me një veturë tjetër, nga e cila gjithashtu shihet duke u nxjerrur një person tjetër. /Telegrafi/