Site icon Telegrafi

Veturës se biznesmenit vlonjat iu vu eksplozivi

Poshtë makinës së një biznesmeni vlonjat në zonën e “Ujit të Ftohtë”, u gjet një sasi e konsiderueshme eksplozivi.

Forcat xhenio të cilat mbërritën me urgjencë nga Tirana, bën shpërthimin e kontrolluar të lëndës plasëse, e cila rezultoi rreth 400 gramë C4.

Biznesmeni i vënë në shënjestër është 30-vjeçari Endrit Sabaudinaj, pronar i makinës tip “Mercedez Benz”, ku u gjet lënda plasëse.

I pyetur nga policia ai tha se “Nuk kam konflikte me njeri, nuk di kujt ti vë gishtin”.

Megjithatë nga ana e uniformave blu si të dyshuar për ngjarjen janë shoqëruar shtatë persona, ndërkohë që janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth për të mundësuar identifikimin e autorëve.

Ishte vetë Sabaudinaj ai që telefonoi policinë, pasi pa lëndën plasëse pranë mjetit të tij.

Sabadinaj rezulton të ketë në përdorim një lokal në zonën e “Ujit të Ftohtë” të qytetit bregdetar, ku më 20 prill u ekzekutua Ergys Gjioveshaj 33 vjeç dhe u plagosën tre persona të tjerë.

Atë periudhë si i dyshuar për ngjarjen u arrestua Gani Tozaj./noa/

Exit mobile version