Lamborghini Urus nuk edhe aq veturë ekzotike sikurse modelet e tjera të markës italiane, por akoma mbetet një veturë shumë e shtrenjtë që rrallë shihet rrugëve.
Me një çmim fillestar prej mbi 200 mijë dollarë, i ashtuquajturi SUV është i paarritshëm për ata nuk i kanë xhepat e thellë, transmeton Telegrafi.
Nëse dëshironi të përjetoni adrenalinë me motorin që ka fuqi motorike prej 641 kuaj-fuqi, atëherë vozitja e Urusit e ofron këtë.
E një kompani që japë me qira vetura të tilla është Gotham Dream Cars që ka të tilla vetura në flotë, por që një prej tyre aktualisht është jashtë përdorimit.
Ajo çfarë është dashur të jetë një qiramarrje prej një muaji, një klient arriti që këtë vetura ta shkatërrojë për vetëm dy orë.
Ky Urus i prodhuar në vitin 2022 dhe që i ka vetëm 8 kilometra të kaluara, u përplas në një veturë tjetër derisa shoferi po priste në semafor.
Aktualisht kjo veturë është parkuar në sektorin e pjesëve rezervë, dhe siç raporton Motor1, procesi i riparimit do të zgjasë.
SUV i Lamborghini me performanca të larta është shumë i kërkuar, dhe vetëm 20 mijë sosh janë prodhuar vitin e kaluar. E kjo e bën paksa të vështirë të sigurohen pjesët rezervë.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë që jep me qira veturat, Rob Ferreti ka pranuar se nuk ka arritur të sigurojë derën në pjesën e shoferit, retrovizorin dhe pjesë tjera të dëmtuara.
Për t’u siguruar këto pjesë duhet ndarë 36.292 dollarë, plus 9.487 dollarë për punën e kryer. E kjo nuk e përfshin lyerjen, 6.987 dollarë plus 4.192 për ngjyrë.
Puna në karroceri kërkon 1.050 dollarë, e me disa ndryshime të vogla çmimi shkon në 58.173 dollarë, e kur i shtohen edhe taksat prej 3.853dollarë, atëherë çmimi arrin në 62.027 dollarë.
Krejt në fund, burri që kishte marrë me qira Urusin i është ofruar një veturë tjetër, pasi që është konstatuar se nuk ishte fajtor për aksidentin. /Telegrafi/