Telegrafi

Veturën e ngecur në cep të shkëmbit, duke dashur ta largojë e rrëzon aksidentalisht (Video)

Në një pjesë të thepisur që besohet të jetë diku në Kinë, kamioni që do duhej ta lidhte një veturë për ta larguar nga aty, e ka shtyrë pa dashje dhe e ka rrëzuar.

Automobili i mbetur me njërën rrotë jashtë rrugës, ishte boshatisur nga udhëtarët, të cilët kishin dalë jashtë nga frika se mos bien bashkë me të, transmeton Telegrafi.

Por, shoferi i makinës që do duhej ta largonte në vend të sigurt, e ka humbur kontrollin dhe ka shkaktuar dëme edhe më të mëdha.

Për shkak të manovrës së pamend, vetura ka rënë në ujë dhe duket se më nuk mund të kthehet në gjendjen normale. /Telegrafi/