Nuk ka bërë punë vendimi i Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, që veturat zyrtare të mos përdoren për udhëtime private, madje edhe jashtë vendit.
Në fotografinë që e ka dërguar një qytetar në adresë të Telegrafit, vetura zyrtare “3Z” është parë sot, e dielë në Patok të Shqipërisë.
Nuk dihet se cilit departament apo agjencie qeveritare i takon kjo veturë, por ajo që dihet është se institucionet e Kosovës deri të martën, 10 maj, janë në pushim. /Telegrafi/