Shfrytëzimi i veturave zyrtare jashtë orarit të punës dhe për punë private tashmë është bërë përditshmëri. Veturat me targa “Z” i sheh kudo edhe gjatë vikendeve.
Një qytetar ka dërguar këto foto ku tregojnë një veturë zyrtare me targa 6Z e parkuar pranë një shtëpie.
Për emisionin “Zyra e Ankesave”, qytetari thotë se fotot janë shkrepur gjatë vikendit, dhe sipas tij vetura zyrtare ishte shfrytëzuar nga një zyrtar për vizitë tek të afërmit e tij./Telegrafi/