Telegrafi

Me veturë u përplas në repartin e emergjencës të një spitali në Teksas, humb jetën shoferi dhe lëndohen pesë të tjerë

Një shofer humbi jetën dhe pesë tjerë u lënduan kur me veturë u përplas në repartin e emergjencës në një spital në qytetin Austin të Teksasit, raporton BBC.

Deri më tani duket se nuk bëhet fjalë për ndonjë sulm të planifikuar, por thjesht për një aksident trafiku, kanë njoftuar nga policia në Teksas.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin pasojat pas këtij aksidenti që i kushtoi me jetë shoferit.

Aty shihen shumë civilë duke vrapuar në të gjitha anët të kapluar nga paniku dhe frika.

Shumë nëna mbanin fëmijë e tyre dhe me tërë forcën vraponin drejt derës kryesore, nga frika se mund të ketë ndonjë shpërthim. /Telegrafi/