Site icon Telegrafi

Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Një operacion i madh policor është duke ndodhur në Mynih, pasi një veturë raportohet se u përplas në këmbësor në jug të qytetit gjerman.

Bild raporton se të paktën 15 persona janë lënduar, transmeton Telegrafi.

Në një kumtesë të lëshuar nga policia e atjeshme është bërë e ditur se aktualisht po zhvillohet një operacion i madh policor.

Bëhet fjalë për një operacion policor në rrugët Dachauer dhe Seidle.

E tërë zona në afërsi të stacionit të trenave në Mynih është mbyllur nga forca të shumta të policisë.

Ata njoftuan në X se kanë arritur të arrestojnë shoferin, i cili sipas tyre nuk përbën më kërcënim.

Konferenca e Sigurisë në Mynih pritet të fillojë të premten, ku zëvendëspresidenti amerikan JD Vande dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të marrin pjesë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version