Telegrafi

Me veturë thyen dyert dhe dritaret e lokalit, hajnat në Florida futen për të kryer vjedhje – filmohen nga kamerat e sigurisë

Brenda një dyqani në Jacksonville të Floridës, kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një grup hajnash përdorin veturën për të thyer dyert dhe dritaret e lokalit dhe për t’u futur brenda dhe kryer vjedhje.

Policia ka njoftuar se incidente të tilla të ngjashme kishin ndodhur në disa lagje tjera të Floridës gjatë festave të fundvitit, ku si pasojë janë arrestuar disa persona, transmeton Telegrafi.

Pamjet e publikuara nga zyra e sherifit në Jacksonville, shfaq të dyshuarit që përplasin veturën në dyert e dyqanit, vjedhin disa artikuj dhe largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Nga zyra e sherifit është bërë e ditur se vjedhje pothuajse të ngjashme kanë ndodhur në disa raste tjera, gjatë 30 dhjetorit dhe 1 janarit.

Pesë persona të moshës 13 deri në 17-vjeç janë arrestuar, kurse veprimet e tyre u kanë kushtuar bizneseve 8 mijë dollarë nga vjedhjet e artikujve si dhe 50 mijë tjera për riparimin e dëmeve. /Telegrafi/