Kur është fjala për konceptet e krijimit të veturave, prodhuesit dëshirojnë të bëhen sa më kreativë.
Toyota është bashkuar me kompaninë e drurit në Tokyo Sumitomo Forestry, për të krijuar veturën e parë e cila përbëhet nga druri, transmeton Klan Kosova.
Kompania japoneze ka bërë zgjedhjen e drurit ngaqë me kohë druri lakohet dhe errësohet, kështu duke simbolizuar kalimin e kohës.
Edhe pse vetura mund të lëvizë, vozitja e saj nuk është legale pasi që është nga druri.