Telegrafi

Me veturë iu vërsul demonstruesve në Colorado, masa në panik vrapoi në të gjitha anët – dikush nxori revolen dhe qëlloi mbi veturë

Një shofer i panjohur është futur me veturë në turmën e demonstruesve, që po protestonin në një autostradë në qytetin Aurora në Colorado.

Si rezultat i kësaj, një demonstrues ka nxjerrë revolen dhe ka shtënë mbi të, ku është plagosur një person që sipas gjitha gjasave ishte demonstrues, transmeton Telegrafi.

Derisa grupi i demonstruesve po kalonin autostradën, nga pas me shpejtësi të madhe u afrohej vetura që u fut në masë.

Nga frika se do ta pësojnë me jetë filluan të vrapojnë nga të gjitha anët, por njëri nga demonstruesit nxori revolen duke shtënë mbi veturën. E për fat të keq ka plagosur në këmbë një demonstrues.

Në rrjetet sociale është shpërndarë në masë të madhe edhe një variant tjetër i kësaj ngjarje, ku thuhet se vetura që ishte në lëvizje ka shtënë mbi turmën, por një gjë të tillë nuk e ka konfirmuar policia. /Telegrafi/