Telegrafi

Veturë e rrallë: Mësoni sa milionë euro vlen sot vetura e Titos (Foto)

Ish-lideri jugosllav, Josif Bros Tito, i njohur për famën e tij në Evropën Lindore, shquhej edhe për posedimin e sendeve tepër të veçanta dhe pajisjeve luksoze të cilat ja lejonte pozita që mbante në drejtimin e ish-shtetin më të fuqishëm të Ballkanit.

Ai ishte i apasionuar pas objekteve të rralla dhe atyre moderne, prandaj shumë nga sendet e tij personale, por dhe koleksionet e shumta të pajisjeve të rralla vazhdojnë të çudisin ende botën, si dhe janë pjesë e ankandeve më të shtrenjta.

I tillë është edhe ‘Mercedes-Benz’-i i tij limuzinë, një mjet tepër i rrallë dhe super lulsoz.

Vetura e tipit “Mercedes Benz Pullman Landaulet”, me të cilën dikur lëvizte ish-lideri jugosllav Tito, do të shitet për 3 milionë euro, transmeton mapo.

Jugosllavia ka qenë pronare e dy “Mercedes”-ve të tillë, nga 59 të tillë që janë prodhuar në botë. Ky Mercedes është prodhuar në vitin 1971.