Policia britanike ka njoftuar se po heton një veturë të dyshimtë në parkingun e qendrës tregtare Westfield në lindje të Londrës.
Për shkak të kësaj stacioni i metrosë në Stratford është mbyllur.
Pas hetimeve është konfirmuar se nuk ka rrezik dhe se stacioni është hapur.
Një operator i metrosë ka sqaruar se treni në atë stacion nuk është ndalur për shkaqe sigurie.