Telegrafi

Me veturë drejtë këmbësorëve: Publikohet xhirimi i ballafaqimit të policëve gjermanë me sulmuesin (Video)

Police in Germany shot at a man who apparently rammed a car into pedestrians in the south-western town of Heidelberg on February 25, 2017. Photo: R. Priebe/PR-Video/dpa

Tre persona janë lënduar, pasi një shofer në Heidelberg, me automobil mësyu një grup këmbësorësh, transmeton Telegrafi.

Në këtë sulm, një person është lënduar më rënd, dy më pak, thotë zëdhënësja e Policisë.

Siç raporton BBC, Policia ka qëlluar sulmuesin që kishte thikë.

Gazeta gjermane “Bild” ka njoftuar se sulmuesi ishte me të meta mentale.

Ndërkohë, në media është publikuar momenti i ballafaqimit të forcave të rendit me sulmuesin. /Telegrafi/