Site icon Telegrafi

“Veturat zyrtare përdoren për nevoja personale” (Video)

Gjatë tetorit të vitit të kaluar, vëmendjen e opinionit e tërhoqi aksidenti që shkaktoi ministri i atëhershëm i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov, i cili përdorte veturën zyrtare jashtë orarit të punës, me çka u zbulua se edhe një funksionarë i lartë shtetëror, siç është ministri, po keqpërdorë fondet që ju takojnë qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në raportin e fundit që është bërë nga SCOOP nga shtatori i vitit 2017 thuhet se gjatë kohës së raportit të jashtëzakonshëm në parkiong, komisioni i brendshëm ka evidentuar vetëm dhjetë makina zyrtare në parkingun e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Siç thuhet në raport, numri më i madh i makinave nuk kanë qenë në rrethin e ministrisë që të mund të bëhet hetim i tërësishëm. Gjatë evidentimeve më 12 shtator vitin e kaluar, komisioni ka konstatuar se në parking të ministrisë mungojnë 27 makina, që janë në pronësi të këtij sektori qeveritar.

Më shumë detaje për këtë raport i gjeni në këtë link./Telegrafi/

Exit mobile version