Organizata jo përfituese amerikane Instituti për siguri në rrugë IIHS, ka publikuar rezultatet e testeve të saja të sigurisë për këtë vit dhe në krye të listës janë prodhuesit japonez Toyota, Honda dhe Mazda.
Siç transmeton Carscoops, në tregun amerikan çdo model i Mazdës përmbush kriteret për certifikatën “Top Safety Pick+”, derisa Toyota mund t’i falënderohet madje nëntë shenjave TSP+, ndërsa Honda me modelet Acura me pesë.
Edhe pse Volvo është i njohur për nga veturat e sigurta, këtë vit pa plus kanë mbetur S90 dhe XC90, derisa testi në V90 është ende në pritje, transmeton KosovaPress.
Në listën e më të mirëve janë Mazda 3 dhe Mazda 6, derisa MX-5 Miata është jashtë konkurrencës, pasi që IIHS nuk teston veturat e vogla sportive.
Në mesin e veturave më të vlerësuara në tregun amerikan janë veturat e vogla Hyundai Elantra, Toyota Corolla, Toyota Prius (prodhim pas gushtit 2016), veturat e mesme Honda Accord, VW Jetta, Toyota Prius V dhe Camry, Subaru Outback, limuzinat A4, S60, V60 dhe Lexus ES 350, SUV të vegjël Mitsubishi Outlander, RAV4, Forester dhe SUV të mesëm Honda Pilot dhe Hyundai Santa FE.