Në organizimin që zhvillohet këtë tetor në Paris të Francës, pritet të shfaqen një numër i madh i veturave të reja, modeleve dhe koncepteve.
Megjithëse jo zyrtarisht, në këtë shfaqje që zhvillohet çdo dy vite, pritet të prezantohen më së shumti vetura ekonomike, transmeton Telegrafi.
Por, nuk do të mungojnë edhe ato sportive dhe me nivel të lartë të luksit.
E tëra që dihet, është se këto janë pesë modelet më të mira që do të prezantohen në këtë edicion. /Telegrafi/
LaFerrari Aperta
Mercedes AMG GT
Porsche Panamera 2017
Bentley Flying Spur
Savage Rivale Roadyacht GTS