Megjithëse cilësohen si vetura që japin maksimumin e sigurisë, në rast aksidenti nuk tregohen aq të sigurta për udhëtarët e ulur në pjesën e pasme.
Në makinat që mbajnë ‘pesë yjet e sigurisë’, janë shkaktuar mijëra vdekje, sepse nuk është ofruar mbrojtja e duhur për të gjithë pasagjerët.
E tëra kjo vjen pasi gjatë testimeve me kukulla, simulohen përplasje vetëm me pjesën e përparme, transmeton Telegrafi. Kështu maten mundësitë dhe intervenohet që të mos lëndohet shoferi dhe personi përkrah tij.
Deri më tani është menduar se udhëtarët që janë pas janë të mbrojtur në rast aksidenti, pasi përplasja amortizohet nga pjesa e përparme, duke iu dhënë aty mundësi të mos lëndohen.
Ekspertët e veturave e kanë ngrehur alarmin se shumë pak siguri po u ofrohet personave që janë në ulëset e pasme dhe se duhet të bëhet më shumë në këtë drejtim. /Telegrafi/