Rrugët në qytetin verilindor të Spanjës, Zaragoza u përmbytën të enjten, pas një stuhie të fortë dhe shirave të rrëmbyeshëm.
Njerëzit mund të shihen duke u mbajtur pas makinave të tyre dhe duke u ngjitur në pemët e afërta për t’iu shpëtuar ujërave të përmbytjeve para se të vinin shërbimet e urgjencës, transmeton Telegrafi.
Autoritetet kanë paralajmëruar banorët që të mos dalin rrugëve për të udhëtuar.
Pamjet e rënda të publikuara nga The Guardian tregojnë se si veturat po notonin një nga një nga uji.
Një tjetër video, tregonte një grua e cila ishte bllokuar në çatinë e një veture, dhe po nuk po guxonte të lëvizte derisa ujërat gati po e mbulonin makinën në të cilin po qëndronte. /Telegrafi/