Site icon Telegrafi

Veturat Google në Tiranë (Foto)

Dy makinat profesionale të “Google”, të pajisura me kamera dhe sensorë tepër të fuqishëm, kanë nisur punën në Tiranë, për fotografimin e rrugëve.

Pavarësisht se u njoftua se makinat e “Google” do të fotografonin vetëm rrugët kryesore, automjetet janë parë të hënën në lagjet e Tiranës, duke fotografuar rrugicat mes shtëpive e pallateve në kryeqytet. Fotot janë realizuar në Njësinë 4 në Tiranë.

Makinat e “Google” kryejnë fotografimin e pamjes përreth, në një kualitet tepër të lartë dhe më pas i përpunojnë pamjet për t’i kthyer në foto 360 gradë, transmeton BW.

Fotografimi në Shqipëri ka nisur nga Tirana dhe do të përhapet përgjatë muajve në vazhdim në qytete dhe atraksione turistike. Shërbimi është mjaft i dobishëm për të përcjellë imazhe koherente të peizazhit shqiptar që nga qytetet bregdetare dhe malore, deri te trashëgimia kulturore.

Exit mobile version