Një video e publikuar së fundmi në LiveLeak ka shokuar opinionin në Kinë, për faktin se në të shfaqen dy vajza duke qëndruar në rrugë, ku njëra prej tyre mbetet e vdekur në vend kur goditet nga një veturë që lëvizte me shpejtësi të madhe.
Nuk dihet se si këto dy vajza kishin përfunduar në mes të rrugës, duke ditur rrezikun nga veturat që lëviznin me shpejtësi të madhe, apo si shoferi që e godet njërën prej tyre nuk i kishte parë duke qëndruar në rrugë, transmeton Telegrafi.
Por, në videon e publikuar më poshtë, shfaqet momenti kur vetura e cila po lëvizte me shpejtësi të madhe e godet njërën prej këtyre vajzaven të cilën e hedh disa metra në ajër dhe e përplas përmbi rrethojat mbrojtëse.
Raportohet se vajza ka mbetur e vdekur në vend, ndërsa nuk dihet nëse shoferi i papërgjegjshëm është arrestuar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=1Ldfe69HLlE