Me sofistikimin e veturave, arritja e shpejtësisë prej zero në 100 kilometra në orë po konsiderohet se i takon të kaluarës.
Rritja e shpejtësisë dhe fuqisë së makinës po kërkohet që ato të jenë të afta që brenda sekondave që kalojnë nga qëndrimi në vend deri në lëvizjen prej 200 km/h, transmeton Telegrafi.
Megjithëse kjo është shumë e vështirë në rrugë të zakonshme, veturat gjermane BMW M2, Audi TT RS dhe Porsche 718 Cayman S, kanë matur forcën në një pistë të mbyllur.
Filmimi i postuar më poshtë tregon garën mes këtyre modeleve të shpejta që janë lansuar në kohë të përafërta dhe kanë rivalitet të madh mes vete. /Telegrafi/