Telegrafi

Veturat e modifikuara që militantët e ISIS-it i kanë përdorur për sulme kamikaze (Foto)

Policia irakiane shndërron veturat në makina të blinduara anti-bomba kundër sulmeve vetëvrasëse nga militantët e Shtetit Islamik. Kjo ‘shpikje’ efikase u bë gjatë betejës për Mosulin në Irak.

Por, përveç atyre janë edhe këto “karroca të blinduara” që Shteti Islamik i ka përdorur kundër forcave të koalicionit.

Ato janë vetura të modifikuara për t’u përdorur dhe përplasur me mjetet ushtarake irakiane nga ana e shoferëve kamikaz, transmeton mapo.

Veturat janë të mbuluara me pllaka të forta metalike, me dritare të vogla qelqi, për vetëm një shofer dhe janë të pajisura me bomba.