Telegrafi

Veturat e marra me qira për vizitën e Bidenit në Nantucket, zjarri i shkatërron një ditë pas vizitës së presidentit amerikan

Veturat e marra me qira nga Shërbimi Sekret i presidentit të SHBA-së, Joe Biden, të cilat u përdorën gjatë vizitës në Nantucket, u shkatërruan shkaku i një zjarri një ditë pas largimit të tij.

Truprojat e Bidenit morën me qira gjithsej pesë vetura, përkatësisht një Chevrolet Suburban, një Ford Explorer, një Infiniti QX80, një Ford Expedition dhe një Jeep Gladiator.

Të gjitha veturat kanë marrë flakë në parkingun e aeroportit “Nantucket Memorial”, ndërsa nuk ka të lënduar.

Zjarrfikësit kanë reaguar me shpejtësi, ndaj automjetet nuk janë djegur plotësisht, por janë dëmtuar ndjeshëm.

Zjarri që u përhap, dogji vetëm 12 metra nga rezervuarët e mëdhenj të karburantit të aeroplanit, raporton theindependent.

Theksojmë se veturat janë në pronësi të Hertz dhe në raport thuhet se Ford Expedition është tërhequr për shkak të baterisë, por ky komponent nuk është zëvendësuar. Megjithatë, hetimet janë në vazhdim.

Ndryshe, Biden ishte në Nantucket për të festuar Ditën e Falënderimeve me familjen e tij ndërsa kishte vizituar departamentin e policisë lokale. /Telegrafi/