Telegrafi

Vetura zyrtare nuk pret në kolonë, thyen rregullat e komunikacionit duke vozitur në trotuar

Një veturë me tabela zyrtare ka rrezikuar sot qytetarët, pasi për të mos pritur në kolonë ka vozitur në trotuar.

Kjo ka ndodhur të premten në mesditë në qendër të Prishtinës.

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët keqpërdorin veturat zyrtare, duke thyer rregullat e komunikacionit dhe duke i përdorur edhe për çështje personale.  /Telegrafi/