Një veturë zyrtare ka bllokuar sot rrugën kryesore në Qendrën Klinikën Universitare të Kosovës.
Lexuesit e Telegrafit kanë dërguar disa fotografi, ku shihet se një veturë zyrtare ka bllokuar rrugën duke penguar kështu edhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.
Si pasojë që vetura është parkuar keq, në këtë rrugë janë krijuar kolona.
Të tilla raste kur veturat zyrtare shkelin rregullat e komunikacionit janë mjaft të shpeshta. /Telegrafi/