Klasiku japonez është fshehur për 44 vjet.
Datsun 280Z është një veturë e njohur japoneze dhe ekspertëve të Nju Jorkut u është dhënë detyra të përpiqen të rikthejnë atë që është lënë pas dore për dekada, transmeton Telegrafi.
Historia e këtij Datsun është interesante. Kur u ble, ajo u drejtua nga Filadelfia për në Nju Jork, dhe pronari i atëhershëm vuri re një dëmtim në krahun e djathtë përpara.
Makina nuk ishte përdorur që atëherë dhe ajo kishte qëndruar në garazh ashtu pa u larë asnjëherë.
Ai qëndroi atje për plot 44 vjet. /Telegrafi/