Fëmijët e pasanikëve në Instagram kanë postuar fotografi të ndryshme nga festa e Krishtlindjes, ku nuk hezituan të tregojnë vendet që i kanë vizituar duke u mburrur me luksin e pafund.
Nuk është çudi që ata kanë qerasur të afërmit dhe miqtë me dhurata të shtrenjta, duke filluar nga Chanel, Louis Vuitton apo Gucci, transmeton Telegrafi.
Kur flasim për fëmijët e pasanikëve, nuk mund assesi të mos i shohim këta të rinj duke pozuar nëpër jahte private, hotele luksoze e madje edhe pranë veturave të shtrenjta sportive.
Madje disa janë veshur si babadimri duke mbajtur në duar dhurata, derisa në sfond shiheshin veturat luksoze siç janë Lamborghini Countach, çmimi fillestar i të cilës sillet nga 400 deri në 500 mijë dollarë si dhe Lamborghini Aventador që kapë vlerën e 826 mijë dollarë. /Telegrafi/