Telegrafi

Vetura të shtrenjta dhe të fuqishme vetëm në asfalt, por jo edhe në një terren të ashpër

Veturat e fuqishëm dhe të mëdha u kanë lënë vendin veturave edhe më të mëdha,në një garë në një terren të ashpër. 

SUV-ët nuk kanë qenë kurrë të lirë, por SUV-ët premium luksoz kanë shkuar një hap më tej. Në të njëjtën kohë, ata u rritën, kanë motorë edhe më të fuqishëm dhe, të ngarkuar me pajisje elektronike.

Por vetëm në asfalt, sepse në fusha dhe terrene të ashpra ata do të kapitullojnë përpara SUV-ve dhjetë herë më të lira dhe dukshëm më të vjetër në vite.

Kanali YouTube SUV Battle i provoi ata në një terren të ashpër. Dorën në zemër, ata vendosën një poligon me të vërtetë të vështirë para tyre ku do të luftonin këto vetura.

Dhe në mesin e SUV-ëve janë Audi Q7 / Q8, BMW X5 / X6, Jeep Grand Cherokee, Lexus RX 350, Range Rover Sport, Mercedes GLE, dhe Volvo XC90.

Veturat arritën me mjaft mundim të kalonin këtë terren.

Dhe pasi atyre nuk u mungon forca, është e qartë se pengesa më e madhe është masa e mëdha e tyre, por edhe këtu ka surpriza. Ajo që ka befasuar disi është se X6 arriti majën dukshëm më lehtë se X5, por edhe lehtësia me të cilën u ngjit Audi Q8 befasoi.

Range Rover më i fuqishëm u ngjit me lehtësi, ndërsa Lexus kapitulloi që në fillim. /Telegrafi/