Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 160 tjerë janë lënduar nga tajfuni që ka goditur Japoninë, dhe që po konsiderohet si më i rrezikshmi në 25 vitet e fundit.
Tajfuni ka goditur bregun perëndimore të arkipelagut japonez, ku erërat që fryjnë me 220 kilometra në orë kanë krijuar skena apokaliptike duke shkatërruar gjithçka para vetes, transmeton Telegrafi.
Qindra fluturime të parapara në aeroportin ndërkombëtar janë anuluar për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve, derisa trafiku hekurudhor dhe detar është bllokuar plotësisht.
Erërat e forta kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, ku kulmi i stacionin të trenit në Osaka është filmuar duke u shkulur, kurse aeroporti ndërkombëtar ishte shndërruar në një pishinë gjigante.
Për shkak të rrezikut të madh, një milion banorë janë evakuuar në zona më të sigurta, pasi autoritetet frikësohen së rrëshqitja e dheut mund të shkaktoj viktima.
Kryeministri japonez Shinzo Abe ka thirrur seancë të jashtëzakonshme, duke kërkuar nga ekipet përkatëse të merren me evakuimin e banorëve. /Telegrafi/
The strongest typhoon in 25 years just hit Japan. Almost 14,000 residents have been moved to around 5,000 refuge zones. pic.twitter.com/4hMsPMoCen
— AJ+ (@ajplus) September 4, 2018
Japan's deadly typhoon is the worst in 25 years https://t.co/45z6Ivveea @ReutersTV pic.twitter.com/Yge7cgCjGQ
— Reuters (@Reuters) September 4, 2018
https://twitter.com/Breaking911/status/1037010308265664512
Dozens of cars catch fire during Typhoon Jebi in Japan pic.twitter.com/Cs1y5lBajb
— The Independent (@Independent) September 4, 2018