Një djalë i vogël është shtypur dhe futur nën rrotat e një veture, derisa po luante në trotuar.
Me të parë se çfarë ndodhi, kalimtarët e rastit vrapuan për ta shpëtuar fëmijën që kishte ngecur nën veturë, transmeton Telegrafi.
Ngjarja e tmerrshme është filmuar nga kamerat e sigurisë në qytetin Wuxi, në pjesën jugperëndimore të Kinës.
Më shumë se 10 kalimtarë bashkuan forcat për ta ngritur veturën, që ta nxjerrin vogëlushin që kishte ngecur nën rrota i cili më pas është dërguar me urgjencë në spital .
Raportohet se vogëlushi është ende në spital, duke u shëruar dhe është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/