Telegrafi

Vetura shtyp fëmijët që po prisnin pranë semaforit me edukatoret, humbin jetën dy prej tyre – policia japoneze arreston shoferin (Foto/Video)

Dy fëmijë kanë humbur jetën dhe dhjetëra tjerë kanë mbetur të lënduar, kur në orët e para të mëngjesit një veturë u përplas në një grup të fëmijëve në qytetin japonez Ocu, ka njoftuar policia e këtij vendi.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur kur dy vetura u përplasën dhe njëra prej tyre humbi kontrollin dhe u fut në trotuar, ku fëmijët nën shoqërimin e edukatoreve po prisnin në semafor. Ata ishin të moshës nga dy deri në tre vjeç, transmeton Telegrafi.

Një djalë dhe një vajzë të moshës dyvjeçare kanë vdekur në spital pasi nuk i mbijetuan lëndimeve të marra, kurse dy fëmijë tjerë janë në gjendje të rëndë.

E të dy shoferët, dy gratë e moshës 52 dhe 62-vjeçe janë arrestuar nga policia japoneze, që gjithashtu ka njoftuar se rasti është duke u hetuar në detaje. /Telegrafi/